Rikuperimi i dijeve të humbura, nxënësit ende ndiejnë boshllëqe, do reflektohet te rezultatet e Pisa

Nga A2 CNN
29 Prill 2022, 17:27 | Aktualitet
Rikuperimi i dijeve të humbura, nxënësit ende ndiejnë

Megjithëse ka kaluar më shumë se një vit nga rinisja e mësimit normal në shkolla, nxënësit ende nuk i kanë ripërtërirë dijet e humbura. 

Procesi i rikuperimit të njohurive të pa marra si pasojë e efikasitet të pakët të mësimit “online” ka qenë i ngadalshëm dhe jo produktiv thonë ekspertë të arsimit.

Kjo sipas njohësve të fushës do të reflektohet edhe në rezultatet e testit të PISA-a, pjesë e së cilit janë edhe nxënësit 15-vjeçarë shqiptarë.

Ekspertë të arsimit paralajmërojnë se vakumi i dijeve i krijuar te nxënësit do të vërehet me shumë gjasa edhe te rezultat e Maturës Shtetërore të këtij viti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos