All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

"Nga bregu në breg", drogë nga Siria në BE, SPAK "godet" grupin kriminal me 21 anëtarë

Nga A2 CNN
27 Qershor 2023, 17:33 | Kronikë
"Nga bregu në breg", drogë nga Siria në BE, SPAK
All - Paragraf - 1

20 persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim me kërkesë të SPAK, si anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun e drogës nga Lindja e Mesme në vendet e Bashkimit Europian, si edhe mes Shqipërisë e vendeve të rajonit.

Operacioni i koduar “Coast to coast”, nga bregu në breg, ishte finalizim i një hetimi 2 vjeçar të një skuadre të përbashkët mes prokurorëve të SPAK e atyre të Prokurorisë së Firences në Itali, të koordinuara nga Eurojust.

All - Paragraf - 3

Nga hetimi janë dokumentuar të paktën 8 episode të trafikut të kanabisit, kokainës, heroinës e resinës, ku vlera e përafërt e drogës së sekuestruar shkon në gati 2.7 mln euro.

Sipas SPAK, kanabisi është siguruar në Siri, heroina në Turqi, ndërsa kokaina nga vendet e origjinës në Shqipëri e më pas drejt vendeve të BE.

Të arrestuarit, mes të cilëve edhe një punonjës i policisë kufitare në pikëkalimin e Muriqanit, akuzohen për “trafik të narkotikëve”, “grup të strukturuar kriminal” e “pastrim parash”.

All - Paragraf - 6

Ata kanë pasur role të ndryshme në organizmin kriminal, ndërsa mënyra e trafikut ka pasur një specifikë.  Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjete, pajisje kompjuterike, aparate celular, si dhe vlera monetare.

Paralelisht me hetimin penal ndaj të dyshuarve është bërë edhe një hetim pasuror. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos