Dua Lipa me mesazh patriotik: Ndonjëherë duhet të tregosh sa shqiptar je

Nga A2 CNN
4 Gusht 2019, 20:00 | Showbiz
Dua Lipa me mesazh patriotik: Ndonjëherë duhet të tregosh sa

Këngëtarja e famshme shqiptare Dua Lipa ka postuar në rrjetet e sociale foto dhe video nga nata e dytë e Festivalit Sunny Hill që po mbahet në Prishtinë duke kërcyer vallen e Rugovës.

Këngëtarja shfaqet me një flamur të madh shqiptar në shpatulla, por ajo që të bën më shumë përshtypje është mesazhi që i ka ngjitur fotos.

“Disa netë ti duhet vetëm të ngrihesh në këmbë për t’iu treguar njerëzve se sa shqiptare je në të vërtetë” shkruan këngëtarja me famë botërore në Instagram. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos