Dua Lipa ndryshon look: Nis një erë e re

Nga A2 CNN
2 Tetor 2019, 21:06 | Showbiz

Këngëtarja me origjinë kosovare, Dua Lipa ka postuar së fundmi në rrjetet e saj sociale, që ndiqen nga miliona fansa ndryshimet e fundit që ka bërë në pamjen e saj.

Pas shumë kohësh në origjinalitet, Dua ka vendosur të bëhet bjonde dhe këtë gjë e ka shpërndarë me ndjekësit në Instagram.

Këngëtarja ka marrë vlerësime nga më të ndryshmet për pamjen e re dhe për këtë gjë ka komentuar dhe vetë përkrah fotove ku shkruan “Një erë e re! Faleminderit për durimin tuaj. Shihemi së shpejti” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos