
Ishte radha e “Hermes”, shtëpisë luksoze të modës, të prezantonte koleksionin e ri verë 2020, në Javën e Modës në Paris.
“Hermes” vijon t’i qëndrojë linjës tradicionale, me xhaketa për përditshmëri dhe pelerine të lehta, si për të larguar dimrin me hijeshi. Stilisti dhe drejtori kreativ i “Hermes” kishte zgjedhur për sezonin e ri pranverë-verë 2020, copat krem dhe ngjyrat e tokës, gri, kafe dhe të zezë.
Nuk mungojnë në këtë koleksion fustanet lëkurë dhe palat, që dukshëm do të mbizotërojnë edhe verën e ardhshme.
Me një veshje “Hermes”, me detaje minimaliste, femra do të ketë gjithnjë vetëbesim, ndërsa shtëpia e modës rikthen siluetat e viteve ‘90, me një ndërthurrje të aktualitetit dhe të vjetrës. (A2 Televizion)