Një “ylber” në shiun e Londrës

Nga A2 CNN
1 Tetor 2019, 14:41 | Showbiz

Përgjatë javëve të fundit ajo ka qenë shumë e zënë për të promovuar filmin e saj të fundit, biografinë e aktores Judy Garland. Kështu bëri edhe të hënën në mbrëmje në Londër, aktorja Renee Zellveger, ku filmi pati premierën europiane.

50-vjeçarja zbukuroi natën me shi ndërsa parakaloi para fansave dhe fotografëve, e veshur me një fustan ngjyrë rozë, të stilistet Emilia Wickstead, por më shumë spikati një çadër me ngjyrat e ylberit, e cila u shndërrua në aksesorin e preferuar të aktore fituese të çmimit Oscar.

Në filmin e fundit, Renee tregon vitin e fundit të aktores Judy Garland, teksa përgatitet për disa spektakle që do të mbajë në Londër në fillim të vitit 1969, e rënduar nga sëmundjet, problemet me paratë dhe varësinë nga ilaçet. Në 22 qershor të atij viti, Garland u gjet e pajetë në shtëpinë e sak në Londër, ishte vetëm 47 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos