
Test të mirë përpara ndeshjeve vendimtare të Ligës së Kombeve, kështu e cilësoi presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, miqësoren me Kosovën.
“Uroj që kjo ndeshje të ketë shërbyer për të përgatitur ndeshjen e Kazakistanit, pasi ajo është ndeshje e vërtetë. Të dyja skuadrat bënë ndryshime në këtë takim. Do të isha i kënaqur nëse do të fitoja ndaj Kazakistanit.
Ndërkohë, homologu i Dukës, Agim Ademi nuk i kurseu rezervat për lojën e dardanëve. “Kishim shumë mungesa, por edhe këta që ishin nuk më pëlqyen. Megjithatë, unë kam besim te këta djem dhe besoj se do të rikthehemi atje ku ishim”, u shpreh Ademi. (A2 Televizion)