Kombëtare e “sajuar”, por një test që i vlen trajnerit, për të zgjeruar organikën e ekipit kombëtar.
Në vëllazëroren me Kosovën, Shqipëria mori një fitore të pastër, si në rezultat edhe në lojë. Trajneri Reja mori përgjigje pozitive nga shumë futbollistë, mes të cilëve edhe ata që luajnë në kampionatin vendas.
Nuk ishte një ritëm shumë i lartë, por skuadra tregoi siguri, veçanërisht në rreshtimin në prapavijë, por edhe në goditjen e kundërshtarit. Ylli i momentit duket se është Uzuni, që sezonin e shkëlqyer po e kalon me skuadrën e tij, por kërkon ta sjellë edhe në ekipin kombëtar. (A2 Televizion)
Berisha 6 Çepele 6.5 Ismajli 6 Doka 6 Laçi 6 Hoxhallari 6 Seferi 5.5 Ramadani 6 Selahi 6.5 Uzuni 7 Balaj 6.5 Reja 6