Duma nga Durrësi, PD gati edhe për zgjedhje të parakohshme lokale

Nga A2 CNN
20 Janar 2022, 12:15 | Politikë
Duma nga Durrësi, PD gati edhe për zgjedhje të parakohshme lokale

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, u shpreh se PD-ja është e gatshme dhe pret zhvillimin e zgjedhjeve lokale në të gjitha bashkitë dhe jo vetëm në disa prej tyre.

Pasi sipas saj, shqiptarët nuk kanë pasur mundësi të zgjedhin administratorët e qyteteve të tyre duke pasur vetëm kandidatët e partisë në pushtet.

Ndërsa duke iu referuar garës për bashkinë e Durrësit, Duma u shpreh se është koha që kryeqytet të përjetojë ndryshimin që meriton. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos