Durmishaj gol, Panionios mund Paok-un në kupë

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2019, 12:30 | Futboll
Durmishaj gol, Panionios mund Paok-un në kupë

Fiorin Durmishaj po shkëlqen në Greqi në radhët e Panionios. Sulmuesi i kombëtares shpresa shënoi në çerekfinalet e Kupës përballë Paok-ut, golin e barazimit në fitoren 2-1 të Panionios.

https://www.youtube.com/watch?v=ue1hxG3n7pw

22-vjecari ishte ai që eliminoi PAS Janinën edhe një fazë më parë me dy golat e tij. Durmishaj prej kohësh është në radarët e trajnerit Panuci, madje ai mori ftesë për ndeshjet ndaj Skocisë dhe Uellsit, por kryerja e shërbimit ushtarak në Greqi e bëri të pamundur ardhjen në kombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos