Fitore dhe kryesim për Manchester City-n

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2019, 08:23 | Futboll
Fitore dhe kryesim për Manchester City-n

Manchester City fitoi 2 me 0 në fushën e Evertonit dhe ngjitet përkohësisht në krye të Premier Ligës angleze.

Skuadra e Guardiola-s shkon në kuotën e 62 pikëve, duke barazuar Liverpoolin, por ka avantazhin e diferencës së golave të shënuar me ato të pësuar.

Laporte dhe Gabriel Jesus realizuan golat e fitores për Manchester City-n, ndërsa tani pritet reagimi i Liverpoolit, që do të luajë ndaj Bournemouth-it. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos