
Një grua ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj pas një konflikti. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 11 të qytetit të Durrësit.
Nga informacionet paraprake, mësohet se Asije Stafa ka qëlluar bashkëshortin e saj, Ahmet Stafa. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por paraprakisht raportohet se ka nisur një sherr mes çiftit që ka precipituar deri në përdorimin e armëve të ftohta.
I plagosuri është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:40, në lagjen nr.11, Durrës, shtetasit A. S., 78 vjeç dhe A. S., 74 vjeçe (bashkëshortë), pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me sende dhe objekte të forta. Për pasojë, të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)