Durrës, zjarr në Plepa dhe te Gjiri i Lalzit

Nga A2 CNN
4 Gusht 2019, 14:13 | Kronikë

Një zjarr ka rënë mbi shinat e trenit në afërsi të ish-zonës ushtarake në Plepa të Durrësit.

Sipas të dhënave paraprake, bëhet me dije se vatra është shfaqur në një sipërfaqe shkurresh dhe barishtesh, ndërsa e favorizuar nga era është përhapur me shpejtësi.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të qytetit, të cilët kanë lokalizuar vatrën.

Paralelisht, një tjetër vatër zjarri është regjistruar në zonën e Gjirit të Lalëzit. Sipas policisë, zjarri ka rënë në një prej kabinave të pushuesve. Fatmirësisht, ka vetëm dëme materiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos