Dy akuza mbi ish-deputetin, Policia kërkon hetim për Myslim Murrizin

Nga A2 CNN
5 Janar 2022, 15:31 | Politikë
Dy akuza mbi ish-deputetin, Policia kërkon hetim për Myslim Murrizin

Policia e Shtetit i kërkon Prokurorisë së Tiranës të hetojë ish-deputetin Myslim Murrizi për akuzën e “fshehjes së të ardhurave” dhe “pastrimit të parave”.

Sipas një referimi të bërë në prokurori, rezulton se Murrizi ka bërë një depozitim “cash” prej 10 000 euro, para të pajustifikuara, si edhe nuk ka deklaruar në ILDKPI një shumë prej gati 60 000 euro. Njëkohësisht, ai rezulton të ketë një numër të lartë pasurish të paluajtshme, si edhe investime të konsiderueshme në emër të tij apo familjarëve në pasuri të paluajtshme.

Dyshimet ndaj tij janë ngritur për shkak se rezulton se në vitin 2006, Murrizi rezulton të jetë dënuar me 3 vjet burg për “mitmarrje”, dënim i konvertuar në shërbim prove. I njëjti vendim është prishur më pas në Gjykatën e Lartë dhe çështja është pushuar, pasi fakti nuk parashikohej si vepër penale.

Por, sipas Policisë së Shtetit, Murrizi dyshohet se ka përfituar para në formë joligjore në fuksionin e zyrtarit të lartë në KLSH, duke investuar para jo të justifikuara në blerjen e pasurive të luajtshme e të paluajtshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos