
Fatjon Laze dhe Kreshnik Budlla janë personat e tjerë që duhet të vetëdeklarojnë pasurinë në formularin që ju kanë dërguar oficerët e Operacionit Forca e Ligjit.
Të dy këta, subjekte të ligjit të ri special, janë persona me precedentë penalë. Fatjon Laze nga Elbasani ka qenë i dënuar më parë për trafik narkotikësh, ndërkohë që, Kreshnik Budlla po ashtu është dënuar për drogë, por në shtetin spanjoll.
Sipas ligjit special, Laze dhe Budlla kanë 48 orë për t’iu përgjigjur me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së në lidhje me pasurinë e tyre. (A2 Televizion)