
Policia në Pogradec ka bërë të ditur se ka vënë në pranga shtetasin F.Xh, 18 vjeç, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj babait të tij shtetasit B.Xh, 53 vjeç.
Sipas policisë, ditën e hënë, në lagjen numër 1 në Pogradec, këta dy shtetas në bashkëpunim mes tyre, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta dhe grushte shtetasit Sh.S, 57 vjeç dhe K.S, 47 vjeç, (kushërinj) banues në fshatin Baçallëk, Pogradec.
Dy personat e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë në spital. (A2 Televizion)