
Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundon hetimet edhe për grupin e dytë të të pandehurve për dosjen "339". Në grupin e dytë janë 6 të pandehur, mes tyre ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko dhe ish-shoferi i tij Qerim Musha.
Ka dyshime se Musha është i implikuar në ryshfetin qe u merrej të dënuarve për lejet dhe transferime. Të pandehurit akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv i zyrtarëve të lartë. Deri tani prokuroria ka dorëzuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda pjesën e parë të dosjes "339" me 12 të pandehur. Dosja 339/2 ka të pandehur Ramadan Dushaj, Rezart Çaçani, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi, Ardit Haxhagiqi, Gentjan Marku, Oltion Noka, Fation Marku, Samuel Ndoka, Vilson Ndoka, Elis Guri, Luan Boça. Ndërkohë, në hetim vijon jetë nga Prokuroria dosja 339/1, e cila heton shit-blerjen e votave. (A2 Televizion)