Gjendet një trup i pajetë në Durrës, dyshohet të jetë mbytur në det

Nga A2 CNN
10 Qershor 2019, 15:01 | Kronikë

Trupi i pajetë i një personi është gjetur ditën e sotme në Lagjen 13 në qytetin e Durrësit.

Policia ka bërë të ditur se viktima i seksit mashkull është i gjatë rreth 160 centimetra dhe i veshur me rroba plazhi ngjyrë blu, rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas policisë, ai dyshohet të jetë mbytur. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos