“Dy kuvende, një referendum dhe një protestë e madhe”, Dervishi: Këto gjëra të ishin bërë në prill

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2021, 14:43 | Politikë
“Dy kuvende, një referendum dhe një protestë e

Analisti Lutfi Dervishi u shpreh në A2 CNN se është e pamundur që Partia Demokratike të ketë rreth 10 000 delegatë.

Duke komentuar kuvendin e dytë të PD-së, Dervishi theksoi: “Nuk është e mundur që Partia Demokratike të ketë 10 000 delegatë. Edhe në Kinë, kongresi i partisë në pushtet ka 2 200 delegatë, që përfaqësojnë 89 milionë anëtarë. PD-ja po del më e madhe seç ka qenë ndonjëherë në historinë e saj. Është një parti që brenda 10 ditëve ka organizuar dy kuvende, një referendum dhe një protestë të madhe. Nëse do t’i kishte bërë këto gjëra në prill, ndoshta rezultati i zgjedhjeve do të ishte më i ndryshëm”.

https://a2news.com/2021/12/18/kuvendi-i-pd-miraton-rezoluten-qe-nuk-njeh-kuvend-e-11-dhjetorit-ndalohen-ne-hierarki-personat-e-shpallur-non-grata/

Sipas tij, “lufta” brenda partisë më të madhe opozitare do të vijojë për shumë kohë: “Mund të thuhet vetëm që në 11 dhjetor, në stadium ishin të pakënaqurit me zotin Basha, ndërsa sot janë mbledhur të pakënaqurit me zotin Berisha. Në orët në vijim do të shikojmë shifrat, por ajo që mund të thuhet me siguri është që lufta civile në PD do të vijojë. Do të jetë një betejë e gjatë kontestimesh. Sot, për herë të parë, Basha e pranoi që ka një krizë brenda partisë”.

“Kjo është një paraqitje force. Beteja do të jetë brenda strukturave të partisë, në gjykatë, në grupin parlamentar dhe në Këshillin Kombëtar. Do të shikojmë një PD që me të dyja pjesët do të premtojë rrëzimin e regjimit, por nuk do ta nisë dot luftën kundër regjimit pa rrëzuar njëra-tjetrën”, shtoi Dervishi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos