“Ndjesë demokratëve për lejimin e dualizimit në parti”, Basha: Ky ishte gabimi im më i madh

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2021, 13:46 | Politikë
“Ndjesë demokratëve për lejimin e dualizimit në

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pranoi se gabimi i tij më i madh ka qenë lejimi i dualizmit në drejtimin e PD-së.

“Mendësitë komuniste janë një mall toksik, ato nuk mund ta shoqërojnë nga një dekadë në tjetrën drejtimin politik të partive dhe të vendit, nuk mund t’i shartohen kaq gjatë demokracisë. Sepse kjo është mënyra për ta vrarë demokracinë. Ndaj, edhe gabimi im më i madh është mbajtja, apo lejimi i dualizmit në drejtimin e PD-së. Dualizmit në perceptim dhe dualizmit real, kur ish-kryetari e bëri funksion de facto dublimin e kryetarit, e bëri rutinë hijezimin e kryetarit me protagonizmin  e tij”, u shpreh Basha.

https://a2news.com/2021/12/18/kuvendi-kombetar-basha-fitorja-nuk-mund-te-vije-kurre-duke-pasur-nje-non-grata-ne-gjirin-tone/

“Faktet janë me qindra dhe mijëra. Kushdo i ka parë. Kjo histori nuk ndaloi tetë vjet me radhë. Është përgjegjësia ime që nuk kam mundur ta zgjidh në kohën e duhur këtë nyje gordiane. Berisha nga ana tjetër, ka qenë i njoftuar se protagonizmi i tij është një barrë për rritjen dhe fitoren e Partisë Demokratike. Megjithatë, unë u kërkoj sot ndjesë demokratëve, me bindjen se ata kanë një ide të qartë për hezitimin tim, që ka qenë edhe hezitimi i shumë prej tyre”, shtoi kreu demokrat.

Sipas tij, “njohja e gabimeve është premisa e korrigjimit të tyre”.

“Në këtë kuvend të lirë, unë mbaj shënim me respekt për gabime të tjera nga diskutimet tuaja. Dua të nënvizoj se kapërcimi i dualizmit përbën zgjidhjen e një prej nyjeve të krizës për të cilën po flasim. Sot, partia ka një kryetar dhe ajo duhet të ketë gjithnjë një kryetar", nënvizoi Basha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/18/konflikti-i-berishes-me-shba-na-ka-lene-jashte-institucioneve-dhe-pushtetit-basha-sot-dita-qe-te-ndahemi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos