5004 delegatë në Kuvendin e 18 dhjetorit, Gjana: Nesër do të publikojmë emrat

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2021, 14:25 | Politikë
5004 delegatë në Kuvendin e 18 dhjetorit, Gjana: Nesër do të

Kryetari i komisionit zgjedhor në PD, Jemin Gjana, ka deklaruar se në Kuvendin Kombëtar janë të pranishëm 5004 delegatë, përkundër 4934 delegatëve që kanë marrë pjesë në kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha. Në total, Kuvendi Kombëtar i PD-së, ka 7646 delegatë.

"Të dhënat që kam këtu konfirmojnë se ne kemi shumicën dërrmuese të delegatëve. Kryesia e PD-së në mbledhjen e ditës së djeshme vendosi që të krijohet një komision për regjistrimin e delegatëve dhe të gjithë vendimmarrjen e këtij Kuvendi. Janë 7646 anëtarë, nga të cilët janë të pranishëm në Kuvendin e datës 18 dhjetor, 5004 delegatë", tha Gjana.

Gjana njoftoi gjithashtu se nesër do të bëhet publik çdo emër delegati. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos