Dy makina të bëra copash dhe urbani i përmbysur në mes të rrugës, dalin pamjet nga aksidenti i frikshëm pranë Saukut

Nga A2 CNN
26 Mars 2023, 17:11 | Kronikë

A2CNN ka siguruar pamjet e aksidentit të rëndë pasditen e kësaj të diele në Tiranë, i cili për fat nuk ka pasur viktima. Si pasojë e përplasjes së autobusit me 2 mjete në rrugën e Elbasanit në Tiranë, makinat janë bërë copash. Ende nuk dihet nëse ka qenë shpejtësia e lartë apo humbja e kontrollit nga ana e shoferëve shkaku kryesor i aksidentit. 

Nga përmbysja e autobusit të linjës së Lundrës me shofer Gentjan Qosjen, tre persona të dëmtuar lehtë pa rrezik për jetën janë dërguar në spital, ku po mjekohen, ndërsa 4 të tjerë kanë pësuar gërvishtje të vogla.

Të plagosurit ishin duke udhëtuar nga Krraba drejt Tiranës me autobusin e linjës së Lundrës. Njëri prej mjeteve ka qenë i parkuar anës rrugës gjatë kohës kur ndodhi përplasja. Si pasojë e aksidentit është bllokuar për disa minuta ky aks rrugor që lidh zonën e Saukut me hyrjen e Tiranës, te zona e Ekonomikut.

Policia sqaron se shkak i aksidentit, ka qenë humbja e kontrollit të shoferit të autobusit Gentjan Qosja, çka shkaktoi daljen nga rruga dhe përmbysjen e tij.

Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/26/aksident-i-rende-prane-saukut-urbani-me-pasagjere-batohet-ne-rruge-ka-te-lenduar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos