Ndalohet koleksionisti i monedhave në Kakavijë, kapet me 800 lloje të ndryshme parash

Nga A2 CNN
26 Mars 2023, 13:36 | Kronikë
Ndalohet koleksionisti i monedhave në Kakavijë, kapet me 800 lloje

Policia kufitare në Kakavijë njofton se ka proceduar penalisht një 57-vjeçar i cili dyshohet se po tentonte të trafikonte në Greqi 808 kartëmonedha dhe monedha koleksioni.

Shërbimet e Policisë, në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në çantën e shtetasit Q. H., gjetën dhe sekuestruan 223 kartëmonedha dhe 585 monedha koleksioni, të cilat nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale ndaj shtetasi Q.H. nisi procedimi penal për veprën penale "Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos