Gjendet një trup i dekompozuar i një femre në Ndroq

Nga A2 CNN
26 Mars 2023, 13:10 | Kronikë
Gjendet një trup i dekompozuar i një femre në Ndroq

Trupi i dekompozuar i një femre është gjetur ditën e sotme nga kalimtarët që kanë njoftuar policinë në zonën e Ndroqit në Tiranë.

Pas verifikimeve ka rezultuar se viktima është shtetasja Dh. D., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Trupi i saj u gjet në një zonë të pyllëzuar të fshatit Zborgje dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Kjo shtetase është shpallur në kërkim në datë 14.03.2023, nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos