
3 efektivë policie janë pezulluar nga detyra për shkak të një incidenti të regjistruar mes tyre dhe patrullës së Forcës së Posaçme Shqiponja mbrëmjen e së shtunës.
Sipas të dhënave paraprake të policisë, 3 efektivët e policisë, në gjendje të dehur janë përplasur me dhunë me patrullën e Shqiponjave, të cilët më pas i kanë shoqëruar në komisariat.
Kështu me urdhër të drejtorit të policisë së Tiranës, Tonin Vocaj janë pezulluar nga detyra efektivët
H. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 1, M. S., me detyrë ndihmësspecialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 2 dhe D. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 3.
Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor, si dhe është njoftuar dhe AMP për hetime të mëtejshme. (A2 Televizion)