Dy molotovë drejt Parlamentit, njëra “shpërthen” në oborrin e xhamisë së Namazgjasë

Nga A2 CNN
17 Maj 2020, 23:03 | Kronikë

Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 22:30 në oborrin e xhamisë së Namazgjasë, në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur për shkak të një shisheje molotov, ndërkohë një tjetër ndodhej në tokë e paplasur, përballë Parlamentit.

Molotovi i paplasur

Forcat zjarrfikëse kanë rrethuar perimetrin dhe po sigurohen për asgjësimin e saj, ndërkohë që nuk shënohen të lënduar.

Sipas informacioneve, një 22-vjecar është shoqëruar për rastin në fjalë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos