Policia e Tiranës pezulloi nga detyra një prej punonjësve të policisë që u fimuan duke dhunuar një adoleshent, pranë digës së Liqenit Artificial, në kryeqytet.
Në lidhje me episodin e publikuar në rrjetet sociale u pezullua efektivi me iniciale G. H., pjesë e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë nr. 2. Drejtoria e Standardeve Profesionale do të grumbullojë dhe analizojë të gjitha provat dhe në fund te hetimit do jepet masa sipas shkallës së shkeljes.
Nga ana tjetër, policia njoftoi se ka gjobitur dy të rinjtë që kishin dalë me biçikletë në orarin e ndalim-qarkullimit, një prej të cilëve edhe 15-vjeçari i dhunuar. (A2 Televizion)