Arrestohen dy marokenë, vidhnin tek “Ali Demi”

Nga A2 CNN
16 Maj 2020, 17:41 | Kronikë
Arrestohen dy marokenë, vidhnin tek “Ali Demi”

Policia e Tiranës njofton se ditën e shtunë ka vënë në pranga dy shtetas marokenë, të dyshuar si autorë të disa vjedhjeve në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në kuadër të operacionit “Befasia” u vunë në pranga shtetasit marokenë N. B., 23 vjeç dhe H. A., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë, të dyshuar si autorë të disa vjedhje telefonash dhe bizhuterish të ndodhura në zonën e “Ali Demit” dhe te “Rruga e Barrikadave”.

Në momentin e arrestimit dhe gjatë kontrollit në banesë, këtyre dy shtetasve iu gjetën një shumë parash, bizhuteri, ora dore, aparate celularë dhe sende të tjera që dyshohet se ishin të vjedhura.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos