Dy të plagosur në Mamurras, arrestohet një prej autorëve të dyshuar, sekuestrohet pushka

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2022, 09:37 | Kronikë
Dy të plagosur në Mamurras, arrestohet një prej autorëve

Rreth orës 01:45, në Mamurras pas një konflikti shtetasit A.D., dhe K.Ll., kanë  qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Hyunday”  duke plagosur shtetasit: A.S., 39 vjeç, banues në Durrës, G.D , 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor.

Shërbimet e Policisë kanë bërë identifikimin e autorëve dhe arrestimin e njërit prej tyre. Specialistët e Hetimit të Krimit, benë arrestimin në flagrancë te shtetasit: A.D.,19 vjeç, banues në Mamurras, si dhe u bë shpallja në kërkim dhe vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit K.Ll., 50 vjeç, banues në Mamurras.

Gjatë kontrollit të banesës të ushtruar në banesën e autorit të arrestuar shtetasit A.D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, me krehër dhe 20 fishekë.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos