
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mamurras, ku në rrethana ende të paqarta kanë mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasit K.L.,21 vjeç dhe E.Z., 21 vjeç.
Të lënduarit janë dërguar për ndihmë në spitalin e Traumës.
Forcat e rendit kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës, duke kapur personin e dyshuar, një 22-vjeçar me inicialet E.N.
Ndërkohë, vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)