Dy zyrtarë të infektuar në Malësi të Madhe, COVID-19 mbyll bashkinë në veri të vendit

Nga A2 CNN
10 Korrik 2020, 13:56 | Aktualitet
Dy zyrtarë të infektuar në Malësi të Madhe, COVID-19

Covid-19 mbyll deri të hënën bashkinë e Malësisë së Madhe. Dy punonjës të këtij institucioni kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ndërsa priten përgjigjet edhe për 9 punonjës të tjerë që kanë pasur kontakte me personat që rezultuan pozitivë.

Bashkia është mbyllur për të bërë dezinfektimin e plotë të gjithë godinës ndërsa vendimi për rihapjen ditën e hënë, do të merret pas rezultatit të testeve edhe për punonjësit e tjerë.

Deri më tani Malësia e Madhe kishte vetëm dy raste, një të infektuar dhe një viktimë, duke qenë ndër bashkitë me më pak të prekur. Ndërsa aktualisht numri i të prekurve me koronavirus shkon në 4, priten përgjigjet për 9 të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos