Vazhdojnë dorëheqjet, ikën drejtori i shtatë i Kadastrës së Vlorës

Nga A2 CNN
10 Korrik 2020, 10:59 | Aktualitet
Vazhdojnë dorëheqjet, ikën drejtori i shtatë i

Pas paralajmërimit të drejtorit të përgjithshëm të Kadastrës, Artan Lame, ka ardhur dorëheqja e 7 brenda 10 muajve të fundit në Drejtorinë Vendore të Kadastrës në Vlorë.

Jurgen Pilkapi, pas vetëm 1 muaji e pak ditë nga emërimi si drejtori i AKSH Vlorë, ka dhënë dorëheqjen. Ashtu si gjithë paraardhësit e tij që nga shtatori e deri më tani, arsyet e dorëheqjes janë për arsye personale. Por, nuk është e vështirë të kuptohet që regjistrimi i pronave në bregdet dhe në mënyrë të veçantë në pjesë të lakmueshme të këtij bregdeti siç është Jala, dyshohet të jetë thembra e Akilit e kësaj problematike në Vlorë.

https://www.youtube.com/watch?v=tHcJnk1AgjI

Madje, disa prej drejtuesve të dorëhequr të AKSH Vlorë janë shoqëruar edhe me punonjës të Gardës pikërisht për shkak të kërcënimeve që kanë marrë.

Nga ana tjetër, edhe policia dhe Prokuroria e Vlorës kanë nisur disa herë hetime për drejtues dhe zyrtarë të Kadastrës së Vlorës, por deri më tani asgjë konkrete. Dhe përballë kësaj situate tashmë të njohur, duket se zgjidhja është rotacioni i drejtuesve derisa të mendohet një ristrukturim i plotë i kësaj drejtorie, që ishte edhe premtimi më i fundit i drejtorit të përgjithshëm të Kadastrës, Artan Lame.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos