
Të zbatohen brenda sesionit parlamentar pikat e dakordësuara në marrëveshjen e 5 qershorit. Këto janë fjalët e Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, mbi reformën zgjedhore në Shqipëri.
Sipas tij, “është e rëndësishme që reformat e dakordësuara më 5 qershor të miratohen në Parlament sa më shpejt gjatë këtij sesioni parlamentar, në mënyrë që ndryshimet, të bazuara në rekomandimet e OSBE-së, të adresohen në zgjedhjet e ardhshme”, duke theksuar se këto janë pjesë e “konditave kyçe për fillimin e negociatave”.
Varhelyi shtoi se ndryshime të tjera jashtë rekomandimeve të OSBE-së duhet të ndodhin gjithsesi një vit para datës së zgjedhjeve. (A2 Televizion)