
Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit urdhëron ISHP-në dhe Spitalin e Burgjeve për të testuar për Covid-19 të dyshuarin Florenc Llanaj.
Vendimi i gjykatës u mor gjatë shqyrtimit të kërkesës për zëvendësim mase sigurie të Llanajt. Përmes avokatit Arbër Hoxha, Llanaj kërkoi të lirohej nga paraburgimi me pretendimin se kishte simptoma të koronavirusit.
Për këtë shkak, seanca gjyqësore u shty në datë 15 prill 2020, ora 09:00. Nëse rezulton pozitiv, seanca mund të zhvillohet edhe më herët se kjo datë. (A2 Televizion)