Dyshohet se fusnin brenda sende të paligjshme, kontrolle mbi policët e burgut të Drenovës

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2022, 16:35 | Kronikë
Dyshohet se fusnin brenda sende të paligjshme, kontrolle mbi policët e

Burgu i Drenovës prej dy ditësh është protagonist i një serie kontrollesh të ushtruara nga forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Kontrollet janë pasojë e disa hetimeve të filluara në vitin 2021, ku 4 policë dhe një oficer rezultuan se kundrejt parave që i jepnin të dënuarit ose familjaret e tyre, fusnin sende të ndaluara në ambientet e burgut, duke përfshirë edhe seksionin e sigurisë së lartë.

Burime të siguruara thanë se gjatë kontrolleve në asnjë nga seksionet e këtij burgu, nuk janë gjetur sende të ndaluara.

Pesë policë të Burgut të Korçës janë vënë nën hetim nga SHKBB dhe materialet i janë përcjellë Prokurorisë, pasi fusnin sende të ndaluara në këtë institucion kundrejt parave që merrnin nga të dënuarit. Gjithashtu, nën hetim është dhe një person që vuan dënimin në Burgun e Korçës.

Bëhet fjalë për shtetasin V.R., i dënuar në IEVP Korçë për veprën penale të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; O.P., punonjëse e Policisë së Burgjeve, për veprat penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës”, neni 305/b i Kodit Penal “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, neni 143 paragrafi i dytë, i Kodit Penal “Mashtrimet” dhe 25 të K.Penal; A.XH., punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprat penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës”, neni 143 paragrafi i dytë, i Kodit Penal “Mashtrimet” dhe 25 të K.Penal; O.T, punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprat penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës”, neni 143 paragrafi i dytë, i Kodit Penal “Mashtrimet” dhe 25 të Kodit Penal; A.SH, punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës” dhe 25 të Kodit Penal; A.M, punonjës i Policisë së Burgjeve, për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Shpërdorimi i detyrës” dhe 25 të Kodit Penal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos