Shkrumbohet makina në Vlorë, zjarrvënie e qëllimshme

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2022, 09:39 | Kronikë

Një makinë është djegur në orët e para të mëngjesit të së martës, në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë. Mjeti tip Mercedes Benz, është shkrumbuar rreth orës 03:40 të mëngjesit.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, por pronari i makinës, i identifikuar si L.M., nuk ka precedentë të mëparshëm penal dhe as nuk dyshohet nga policia si person problematik.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe gjetjen e autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos