
Policia e Shtetit zhvilloi analizën për vitin 2018. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu theksoi se 2018-ta ishte viti më i suksesshëm në luftë kundër kultivimit të kanabisit dhe goditjes së grupeve kriminale.
Krahasuar me një vit më parë, tha Veliu, kemi 1 vrasje më pak duke shënuar numrin me të ulët në afro 30 vite.
Gjithashtu, një ulje kanë pasur edhe vjedhjet me dhunë dhe armë. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, kërkoi hetime proaktive dhe angazhim më të madh të strukturave në luftën kundër krimit të organizuar. (A2 Televizion)