Tentoi të verifikojë firmat e delegatëve, PD reagon ndaj Shehajt: “Show” mediatik

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2021, 16:55 | Politikë
Tentoi të verifikojë firmat e delegatëve, PD reagon ndaj Shehajt:

Deputeti Agron Shehaj nisi të verifikojë këtë të martë firmat e delegatëve për mbajtjen e kuvendit të PD më 11 dhjetor për njësinë 5 dhe 7 në Tiranë.

Menjëherë pas lajmit, degët 5 dhe 7 të Partisë Demokratike në Tiranë reaguan duke e quajtur këtë veprim një show mediatik.

https://a2news.com/2021/11/23/kuvendi-i-pd-shehaj-ne-zyren-e-palokes-per-te-verifikuar-firmat-e-delegateve/

Në reagim theksohet se Shehaj nuk ka bërë asnjë takim me demokratët që prej ditës që u zgjodh deputet.

“Show mediatik i Agron Shehajt me demokratët konfirmoi se interesi i tij i vetëm është protagonizmi personal. Agron Shehaj dështoi të verifikojë firmat e demokratëve, sepse ai as nuk e njeh bazën e partisë, as nuk e respekton atë. Si drejtues politik i degëve 5 dhe 7 në Tiranë, Agron Shehaj nuk ka bërë asnjë takim me demokratët që prej ditës që u zgjodh deputet.

PD në degën 5 dhe 7 në Tiranë e kudo ka vendosmërinë për të mos lënë demokratët në baltë dhe të mos lejojë nëpërkëmbjen e dinjitetit të tyre. Ne jemi në krah të demokratëve dhe interesit të Shqipërisë, me misionin e vetëm për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës dhe rikthimin e PD në pushtet”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos