
Komisioni i kërkuar nga opozita për hetimin e inceneratorëve, ndryshoi kurs në seancën e së martës, teksa mazhoranca kërkoi që të verifikohen edhe udhëtimet jashtë vendit të Lulzim Bashës, duke aluduar se kishte në krah Klodian Zoton, e vënë në shënjestër nga opozita.
Arsyeja pse mazhoranca e kërkon këtë verifikim është se dyshon që kryeopozitari po përdor hetimin parlamentar si gjobë ndaj biznesmenit, gjë që solli reagim të ashpër të demokratëve.
Një pjesë të rëndësishme të debatit në komision, zuri dhe refuzimi i kërkesave të bëra nga banka të nivelit të dytë, që u interpretuan në dy mënyra të ndryshme nga palët.
Kryetarja Tabaku deklaroi se do të ridërgojë kërkesat për bankat që refuzuan të përgjigjen mbi transaksionet , duke u kujtuar detyrimin për t’i raportuar komisionit hetimor. (A2 Televizion)