
“Lulzim Basha iu ul në gjunjë presidentit, duke iu lutur të anulonte dhe të shtynte pa tjetër zgjedhjet e 30 qershorit 2019”.
Me këto fjalë, presidenti Ilir Meta tregoi se çfarë i dha dorën e fundit për ta shtyrë drejt firmosjes së dekretit me qëllim anulimin e zgjedhjeve vendore të 20 qershorit 2019 nën argumentin e parandalimit të dhunës.
30 muaj më parë, situata në Tiranë ishte e zymtë, sa nga tymi i molotovit, aq edhe nga kriza politike. Opozita, atëherë e bashkuar, zhvilloi 10 protesta kombëtare që pas dorëzimit të mandateve parlamentare. Ato që zymtuan situatën ishin protestat e 11 majti 2019 dhe 3 qershorit 2019. Protesta e radhws ishte njoftuar në 8 qershor 2019.
Nën këtë argument, kreu i shtetit firmosi aktin më të debatuar në dy vitet e fundit që ishte edhe një shtysë drejt fatit të shkarkimit nga parlamenti.
Tani më secila palë ka qëndrimet e saj sa i takon zhvillimeve të dy viteve më parë, sidomos pasi panë se aksioni i tyre politik nuk prodhoi asgjë në favor të opozitës. Kësisoj, miqtë e dikurshëm tani më janë bërë armiqtë më të rinj të skenës politike shqiptare. (A2 Televizion)