E bllokuar mes flakëve në makinë, shpëtohet nga polici hero

Nga A2 CNN
4 Korrik 2023, 18:54 | Bota
E bllokuar mes flakëve në makinë, shpëtohet nga polici hero

Pamjet filmike të filmuara nga kamerat e trupit të një polici kanë kapur momentin që të le pa frymë teksa ai arrin të shpëtojë nga flakët një grua të bllokuar në një makinë të aksidentuar.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në shtetin e Georgias, ku shihen lëvizjet e policit që shkon menjëherë në vendin ku ndodhej makina e aksidentuar dhe në flakë dhe pa asnjë frikë i vjen në ndihmë gruas që ndodhej brenda saj.

Oficeri i policisë theu në fillim xhamin e makinës dhe ndihmoi gruan, e cila fatmirësisht shpëtoi pa lëndime të mëdha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos