E bujshme në boks: Mike Tyson synon rikthimin në ring

Nga A2 CNN
25 Prill 2020, 15:39 | Sporte të tjera
E bujshme në boks: Mike Tyson synon rikthimin në ring

Mike Tyson po planifikon rikthimin surprizë në ring, në një duel me 4 raunde, që do të shërbejë për të mbledhur fonde për bamirësi.

Ish-kampioni i botës për peshat e rënda, i cili ka varur dorëzat prej 15 vitesh, ka nisur të stërvitet për të arritur një formë të pranueshme fizike.

Tyson e dha lajmin e bujshëm gjatë një lidhje direkte në Instagram.

Ndryshe nga ditët e lavdishme, tashmë që është në moshën 53-vjeçare, Tyson pohoi se pas ditëve të para të stërvitjes, prej ushtrimeve dhe sforcos fizike, i dhemb thuajse i gjithë trupi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos