Aty ku ka festë, ndodhet edhe ylli i Anglisë, Jack Grealish.
Pas festimeve të çmendura që pasuan fitoren e tripletës me Manchester City, mesfushori 100 milionësh, ka zgjedhur të pushojë sërish në Ibiza mes alkoolit dhe muzikës së veçantë.
Por, ajo çka ra në sy ishte mungesa e modles Sasha Attwood në krah të tij.
E dashura e yllit të City në fakt ndodhet me pushime në Itali, por vetë Grealish ka gjetur ngushëllim te një mikpritëse mahnitëse, e cila njihet si stjuardesa seksi e “British Airways”.
Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, Grealish shihet duke e përkëdhelur Dolly-n në këmbën e saj, e më pas duke kërcyer me këmishën e zbërthyer, në klubin Blue Marlin në fundjavë.
Stjuardesa e famshme shihet teksa mban veshur një kapele të bardhë. Ajo qëndron pranë mesfushorit anglez dhe mbështet dorën mbi supin e tij. (A2 Televizion)