E hënë tragjike, 6 të vdekur brenda pak orësh

Nga A2 CNN
27 Prill 2020, 19:15 | Kronikë
E hënë tragjike, 6 të vdekur brenda pak orësh

Ka rezultuar tragjike pasditja e së hënës në vendin tonë, ku brenda pak orësh në zona të ndryshme janë shënuar disa ngjarje të rënda që iu kanë marrë jetën 6 personave.

Djali i një çifti që ka biznese në qytetin e Prrenjasit është gjetur i pajetë në masivin pyjor të Stravajt.

Sipas burimeve zyrtare, 28-vjeçari Flori Albrahimi, pasditen e së hënës, është gjetur i vetëvarur në pyll rreth 300 metra larg banesës së dajës së tij, ku kishte shkuar si mysafir në fundjavë. Ai ishte baba i një foshje 6 muajshe dhe jetonte në kushte shumë të mira në qytetin e Prrenjasit.

Mbetet mister shkaku i vetëflijimit të tij, ndërkohë që në harkun e 60 minutave në qarkun e Elbasanit janë regjistruar dy vetëvrasje, pasi më parë i dha fund jetës dhe një biznesmen që kishte në pronësi një pike këmbimi valutor.

40-vjeçari Tan Sanço është gjetur i vetëvarur në tualet nga familjarët. Dyshimet e para flasin për një situatë të rënduar borxhesh që Sanço kishte dhe në kushte të rënduara i ka dhënë fund jetës.

Më herët nga këto ngjarje një vrasje e dyfishtë u regjistrua në Durrës, ku dy vëllezër u qëlluan për vdekje me armë zjarri ndërsa udhëtonin me makinën e tyre. Mësohet se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim makinës me të cilën udhëtonin Besmir Haxhija dhe Viktor Haxhija, banues në Spitallë, të cilët ndërruan jetën si pasojë e plagëve të marra. Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta, ndërkohë që policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorëve të vrasjes që po ashtu udhëtonin me një makinë.

https://a2news.com/2020/04/27/atentat-ne-durres-vriten-dy-vellezer/

Ngjarja tjetër e rëndë që i parapriu të parave ishte ajo në Lezhë, ku dy persona rreth 60 vjeç u gjetën të vdekur në një zonë kodrinore të fshatit Lalm i Vjetër. Viktimat  P. S. dhe K. M. u gjetën pranë një banese të braktisur dhe dyshohet të jenë vrarë me armë zjarri. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/04/27/vriten-me-arme-zjarri-dy-persona-ne-lezhe-disa-te-shoqeruar-ne-komisariat/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

A2 CNN Livestream

Latest Videos