E kërkojnë klube të njohura europiane, Strakosha vendos për të ardhmen

Nga A2 CNN
15 Mars 2022, 09:08 | Futboll
E kërkojnë klube të njohura europiane, Strakosha vendos për

Tomas Strakosha do të largohet nga Lazio në fund të sezonit. Kontrata e tij skadon në qershor të këtij viti dhe mesa duket, palët nuk kanë arritur një akord për ta rinovuar atë, pavarësisht paraqitjeve pozitive që shtatlarti ka bërë në fushën e blertë.

Mediat e njohura në Itali raportojnë se për Strakoshën kanë shfaqur interes klube të mëdha në Europë, në Premier League apo Bundesligë.

Portjeri kuqezi tani është i fokusuar vetëm te Lazio, për të bërë sa më mirë aty dhe më vonë të vendosë për të ardhmen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos