All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

"E mirëpritur, por nuk mjafton", rritja e pagave mund të zbusë, por jo të ndalojë emigracionin e të rinjve

Nga A2 CNN
26 Prill 2023, 15:57 | Ekonomi
"E mirëpritur, por nuk mjafton", rritja e pagave mund të
All - Paragraf - 1

Rritja e pagave mund të zbusë, por nuk do të ndalë largimin masiv të të rinjve nga vendi.

“Nuk është se njerëzit nuk duan të punojnë vetëm se janë pagat e ulëta. Ata largohen nga vendi sepse aty ku punojnë mungon vizioni”, shprehet Enri Jahaj nga  Shoqata e Bareve dhe Restoranteve.

All - Paragraf - 3

Për pedagogun Zef Gjeta, rritja e pagave në sektorin bujqësor, në rastin më të mirë do të përkthehet në frenim të emigracionit sezonal.

“Duke pasur paga më të larta, të punësuarit në sektorin bujqësor do e mendojnë dy herë nëse do ikin në Greqi në kohën e vjeljes së ullirit apo diku tjetër ku ka të korra apo të vjela.”

Efektet e tjera sipas Gjetës do të jenë në drejtim të uljes së informalitetit, por shoqëruar me rritje çmimesh për qytetarët.

All - Paragraf - 6

“Natyrisht që kjo mund të ndikojë sado pak në frenimin e emigracionit, por mendoj se ndikimi më i madh do të jepet te formalizimi. Nga ana tjetër do të rriten çmimet e produkteve. Kosto e rritur si pasojë e  pagave më të lara do të përkthehet në rritje çmimesh.”

Shtrenjtim çmimesh si pasojë e rritjes së pagave parashikohen edhe te baret e restoranteve, zinxhir përbërës edhe i sektorit të turizmit.

 “Çdo gjë që prek shpenzimet e biznesit do të shoqërohet me rritje të çmimeve. Një pagë 70 apo 80 mijë lekë për një kamerier apo 100 mijë lekë për banakier e kuzhinier që pritet të arrijë këtë sezon, do të shtojë kostot për sipërmarrësit.  Në finale do të jetë konsumatori ai që do të paguajë.”

All - Paragraf - 9

Përfaqësues të dy prej sektorëve ku punon më shumë se gjysma e popullsisë thonë gjithashtu se rritja e pagave, mund të mos frenojë largimin e shqiptarëve, por një gjë mund të bëjë, të nxisë rritjen e imigrantëve nga vendet me standarde më të ulëta se Shqipëria. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos