All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

E paprecedentë në Champions League, Liverpool-Leipzig luhet sërish në Budapest

Nga A2 CNN
4 Mars 2021, 15:11 | Futboll
E paprecedentë në Champions League, Liverpool-Leipzig luhet
All - Paragraf - 1

Vendim i paprecedentë në Champions League. Ndeshja e kthimit ndërmjet Liverpool dhe Leipzig do të luhet në Budapest, aty ku u zhvillua edhe sfida e parë ndërmjet dy skuadrave.

UEFA zyrtarizoi vendimin, për shkak të situatës pandemike dhe masave shtrënguese të disa vendeve, të cilat ndalojnë hyrjen në kufij prej rrezikut të infektimeve.

All - Paragraf - 3

Edhe në rast të lejeve të veçanta, duke qenë se skuadra gjermane duhej të qëndronte në karantinë në Angli, u vendos që edhe takimi i kthimit të zhvillohet në kryeqytetin e Hungarisë.

Ndeshja e parë në Arenën “Puscas” u fitua 2-0 nga Liverpool, që është një hap larg çerekfinaleve. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos