E pazakontë në Kupën e Anglisë, lojtarët e City do përdorin një lokal për t’u ndërruar

Nga A2 CNN
22 Janar 2021, 21:31 | Futboll
E pazakontë në Kupën e Anglisë, lojtarët e City do

Manchester City është një ndër klubet e futbollit më të pasura në botë, por ndeshjen e kësaj të shtune do të përballet me disa kushte akomodimi të pazakonta, që është e detyruar të zbatojë për shkak të protokolleve antiCovid.

“Qytetarët” do të udhëtojnë në fundjavë drejt Cheltenham Town për ndeshjen e Kupës FA dhe organizatorët kanë parashikuar që lojtarët e Guardiolës të përdorin si dhomë zhveshjeje një pub pranë stadiumit.

Menaxheri Duff u shpreh për mediat britanike se e kupton mjaft mirë që situata është e pazakontë dhe shtoi se do të përpiqet që miqtë të gjejnë të gjitha kushtet e nevojshme në lokalin dhomë zhveshje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos