
Një ndeshje përcaktuese për fatin e sezonit, kërkon përgatitje krejt ndryshe nga normalja. Edhe pse derbi është një ndeshje që natyrshëm ngjall adrenalinë te lojtarët, te Partizani vendosën ta motivojnë skuadrën me imazhet e betejave në arenë të filmit “Gladiatori”.
Një fjalim i shkurtër, por domethënës i trajnerit Daja u reflektua në fushën e lojës. Të kuqtë u shfaqën më të organizuar në fushë, luftuan për njëri-tjetrin dhe në fund fituan përballë rivalëve të përjetshëm të Tiranës.
Një sukses që i mban në vendin e dytë, përkrah Teutës, me 9 pikë diferencë nga kryesuesit e Vllaznisë. Triumfi ka vlera të shumëfishta, me Partizanin që nxori një rival nga gara, por edhe në prag të ndeshjes direkte në Durrës. (A2 Televizion)