Milan nuk ndalet në merkato, përforcon mbrojtjen me talentin e Chelsea

Nga A2 CNN
22 Janar 2021, 13:27 | Futboll
Milan nuk ndalet në merkato, përforcon mbrojtjen me talentin e Chelsea

Milan nuk ndalet në merkato. Pas Mario Mandzukic, kryesuesit e Serisë A kanë afruar edhe Fikayo Tomorin, mbrojësin e talentuar të Chelsea, me të cilin mungon vetëm njoftimi zyrtar.

Kontrata e 24-vjeçarit kanadez rezulton e firmosur dhe e depozituar në Ligën Italiane të Futbollit, ndërkohë që Milan shpreson ta ketë futbollistin në dispozicion në kohë rekord, për ndeshjen e kësaj të shtune, kundër Atalantës.

Tomori kalon te kuqezinjtë me formulën e huazimit me të drejtë blereje për shumën e 28,2 milionë eurove. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos